Samiti për Planin e Rritjes/ Tirana mirëpret nesër liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e lartë të BE-së

Samiti për Planin e Rritjes/ Tirana mirëpret nesër liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e lartë të BE-së

Tirana do të mirëpresë nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Groëth Plan), një takim i nivelit të lartë që do të zhvillohet nën moton “Reforma, Rritje, Integrim-Drejt Evropës së bashku”.

 

Në këtë samit pritet të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të rajonit, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane, për të diskutuar mbi zbatimin e reformave, përfitimet konkrete nga Plani i Rritjes dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas programit zyrtar të pasqyruar nga Kryeministria, punimet do të nisin në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve, ndërsa fjalët hapëse do të mbahen nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

 

Pas përfundimit të sesioneve të punës, liderët pjesëmarrës do të realizojnë fotografinë zyrtare të samitit. 

 

Më pas, në orën 12:30, Kryeministri Rama dhe Komisionerja Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të prezantojnë përfundimet dhe mesazhet kryesore të takimit.

 

Agjenda Growth Plan / Leader’s Summit

10.00 – Mbërritja/ Doorstep

10:30-10:50 – Fjalët hyrëse të samitit
•    Kryeministri Edi Rama
•    Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos

12:15  - Foto e përbashkët e liderëve

12:30  - Konferenca e përbashkët për shtyp
•    Kryeministri Edi Rama
•    Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy