Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi në seancën e sotme parlamentare, kritikoi vendimin për të mbajtur seancën një ditë më parë nga sa ishte parashikuar.
Duke iu drejtuar drejtueses së seancës, nënkryetares Ermonela Felaj, Bardhi tha se mazhoranca e ka kthyer Kuvendin si dyqan personal.

Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës.
Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një kat i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit.
Kërkesa për interpelancë urgjente përfshihet si pikë e parë e rendit nëse nënshkruhet nga shtatë deputetë. Jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni.
Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cenim i nderit dhe dinjitetit të Edi Ramës. Nëse kishte nder të mos jepte tendera për familjarët por të mirëmenaxhonte paratë publike.



