Darkë në rezidencë/ Yuri Kim bën bashkë Ramën, Bashën, Metën, Ruçin dhe Veliajn

Darkë në rezidencë/ Yuri Kim bën bashkë Ramën, Bashën, Metën, Ruçin dhe Veliajn

Yuri Kim, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë bashkë për herë të parë të gjithë krerët e partive politike në vend. Me ftesë të saj, në rezidencë, rreth orës 20:00 janë mbledhur Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, Ilir Meta, president, Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike dhe Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës.

Ftesat e Yuri Kim kanë ardhur për shkak të organizimit së festës së pavarësisë së SHBA, që është me datë 4 korrik, por që ambasada në Tiranë ka zgjedhur ta mbajë sonte. Me herët ishte njoftuar për datën 2 korrik, por duket se ka patur një ndryshim në momentet e fundit.

Për herë të parë, që kur ka nisur të festohet pavarësia e SHBA në Tiranë, festa do të jetë ndryshe dhe kjo për shkak të pandemisë. Darka, e cila do mbahet në rezidencë dhe jo në ambientet e ambasadës, mësohet se do të jetë mjaft sekrete dhe në ambient të hapur.

Shumë pak të ftuar, vetëm përfaqësues të partive politikë dhe bashkëshortet e tyre, ndërkohë që vitet e tjera ka patur personazhe të njohur nga shumë fusha të tjera, ndër ta aktivistë dhe gazetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy