Votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Gjashtë ministri udhëhiqen nga shqiptarët

Votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Gjashtë ministri udhëhiqen nga shqiptarët

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë votuan për qeverinë e re, që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, të cilën do ta përbëjnë koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote”, koalicioni shqiptar “VLEN” dhe partia “ZNAM”.

Për zgjedhjen e qeverisë së re, votuan 77 deputetë, 22 ishin kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në një deklaratë solemne, pas votimit të qeverisë, kryeministri i ri Hristijan Mickoski, e përdori emrin kushtetues të vendit “Maqedonia e Veriut”, ndërsa tha se këtë detyrë do ta kryejë me përgjegjësi.

Qeveria e re, në vend të 16 ministrive, siç kishte qeveria e kaluar, do të ketë 20 ministri.

 Tre ministra do të jenë pa portofol, ndërsa kryeministri do të ketë pesë zëvendës.

Në Qeverinë e Hristijan Mickoskit janë 20 meshkuj dhe tri femra, mosha mesatare e anëtarëve të Qeverisë është 47 vjet – më i moshuari është 66 vjeç, ndërsa më i riu 33 vjeç.

Në kabinetin qeveritar 15 anëtarë janë nga koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjashtë nga koalicioni i partive shqiptare “VLEN” dhe dy nga lëvizja “ZNAM” e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

OBRM-PDUKM zgjodhi Vlado Misajlovskin për Ministër të Mbrojtjes, Pançe Toshkovskin për Punë të Brendshme, Timço Mucunskin për Punë të Jashtme, Gordana Dimitrieska-Koçoskën për Financa, Sanja Bozhinovska për ministre të Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ndërsa i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave është Cvetan Tripunovski.

Ministër i Transportit është Aleksandar Nikolovski, për Vetëqeverisje Lokale Zllatko Perinski, për Arsim dhe Shkencë Vesna Janevska, për Kulturë dhe Turizëm Zoran Ljutkov, për Transformim Digjital Stefan Andonovski dhe Ministër i Sportit është Borko Ristovski.

Ministrat shqiptarë nga radhët e koalicionit “VLEN” janë ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, ministri i Planifikimi Hapësinor dhe Mjedisit Izet Mexhiti dhe ministri pa portofol Arben Fetai.

Shumica parlamentare, e cila përfshin koalicionin e OBRM-PDUKM-së, “VLEN-in” dhe “ZNAM-in” ka gjithsej 78 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në përbërjen e re të Kuvendit, në opozitë janë koalicioni “Fronti evropian” i udhëhequr nga Bashkimit Demokratik Shqiptar për Integrim (BDI), koalicioni “Për një të ardhme evropiane” i udhëhequr nga LSDM dhe partia politike “E Majta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy