Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE

Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili shënoi përfundimin e Kryesisë së radhës së KiE që mbahet nga Gjermania.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në multilateralizëm dhe në gjetjen e zgjidhjeve, duke promovuar vlerat e KiE në konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi rolin e KiE në ofrimin e ofrimin e rekomandimeve dhe zgjidhjeve për të siguruar të drejtat themelore, si dhe uroi Hungarinë e cila do të marrë kryesimin për 6 muajt e ardhshëm.

Ne jemi të bindur që organizata jonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajonin tonë. Ne mirëpresim kontributin e Këshillit të Evropës për të qenë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me reformat e brendshme, duke pritur mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në”, u shpreh ministrja Xhaçka gjatë takimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy