Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se një nga arsyet e dorëheqjeve të drejtorëve është pasi kryeministri Rama po kërkon të afrojë sa më shumë të djathtë opozitarë.
Pas vizitës së Ramës dhe mbledhjes së tij me drejtuesit dhe kryetaren të gjithë drejtorët dhe kryetarët e njësive administrative kanë dorëzuar dorëheqjen dhe janë larguar nga postet e tyre. Rama ligjërisht është kujdesur të jetë procedurë ligjore korrekte se nuk kemi shkarkim procedural, por komunikim verbal, i kërkon të largohen dhe ata paraqesin dorëheqjen.
Nga informacion që disponoj, kryeministri po e përdor këtë për të krijuar hapësira, për të afruar sa më shumë të djathtë opozitarë që pritet të marrin poste.
E dyta është që kryeministri sapo ka dalë nga zgjedhjet, për fushatën e tij ka bërë premtime për persona të ndryshëm që e kanë ndihmuar dhe kanë bërë vota.



