Joe Biden: Trump po përpiqet të shtyjë zgjedhjet

Joe Biden: Trump po përpiqet të shtyjë zgjedhjet

Kandidati demokrat për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është shprehur se Donald Trump po përpiqet të shtyjë zgjedhjet presidenciale të nëntorit me qëllimin për të fituar.

“Shënoni këto që po them, unë mendoj se Trump do përpiqet disi për t’i filluar zgjedhjet, por më pasë do të dalë me një arsyetim pse ato nuk mund të mbahen”, tha Biden të enjten gjatë një aktiviteti për mbledhjen e fondeve në internet.

Ish zv/presidenti, 77 vjeçar, tha se kjo është e vetmja mënyrë që ai mendon për të fituar zgjedhjet.

Gjashtë muaj para se votuesit amerikanë t’i drejtohen kutive të votimit, mendja e Trump është fokusuar tek mënyra e votimit.

Por me përhapjen shqetësuese të pandemisë në vend dhe numrin e lartë të papunësisë, duke shënuar mbi 26 milionë persona të papunë, rruga e Trump drejt fitores mund të jetë shumë më e vështirë se sa ai e parashikoi.

Biden, duke theksuar kërcënimin e fundit të Trump për të vënë veton ndaj fondeve të urgjencës për Zyrën e Postës në SHBA, deklaroi se ky ishte një shembull i qëllimit të Presidentit për t’a bërë gjithçka të vështirë që njerëzit të votojnë.  

Ndërsa votimi me postë është një nga metodat më të mira që mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së virusit tek votuesit, por Trump ka akuzuar demokratët se po krijojnë gënjeshtra.

Ndërkohë dhjetra shtete amerikane kanë shtyrë votimet e tyre, të cilat do të përcaktojnë zyrtarisht se kush do të jetë kandidati për president.

Trump është kritikuar përgjatë kësaj kohe për shndërrimin e konferencave të koronavirusit nga Shtëpia e Bardhë në aktivitete fushate.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy