Nismën e Partisë Socialiste për ndryshimin e ligjit për ish-spiunët e sigurimit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nis duke shporrur Edi Ramën.
Po ashtu ai propozoi bërjen e testit të drogës për të gjithë politikanët.
Dekomunistizimi dhe denazifikimi fillon me shporrjen e Edi Ramës. Partia e Lirisë dhe zoti Vasili mund t’iu njohë vetë me nismat e saj për integritetin e personave publikë, ku përveç kontrollit të shëndetit mendor dhe psiqik që është emergjent, për kryeministrin shqiptar dhe sjellja e fundit në të gjitha dimensionet skizofrenike, kështu për testin e drogës për të gjithë politikanët.
Ligji për spiunët, aktualisht është një ligj i bërë nga Partia Socialiste, sipas modelit gjerman. E ka shkelur vetë Partia Socialiste me përfaqësuesit e saj në Autoritetin e Dosjeve.
Qëndrimi ynë si Parti e Lirisë dhe imi si politikan në të gjitha kohët ka qenë hapja e dosjeve dhe demonstrimi i tyre para opinionit publik për këdo që zgjidhet. Për rastin konkret kemi të bëjmë me një falsifikim idiot të Edi Ramës te Autoriteti i Dosjeve.
Ky falsifikim është bërë evident dhe unë kam bërë kallëzim për anëtarët e këtij autoriteti, i kam dorëzuar në SPAK. Dje jam njoftuar nga SPAK që ia ka kaluar për kompetencë prokurorisë.
Kam zgjedhur avokatin sulmues Genc Gjokutaj, them sulmues, se ne jemi kallëzuesit, për falsifikimet idiote dhe kriminale. Duke shkelur ligjin që kanë bërë vetë dhe duke falsifikuar materiale ordinere.



