Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Opinion” ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një projekt vendim të Komisionit Qëndron të Zgjedhjeve, që sipas tij synon të eliminojë atë dhe grupimin e tij nga zgjedhjet parlamentare.
Blushi tregon se në zgjedhje do të marrin pjesë me çdo kusht pavarësisht këtyre problemeve që mund t’i dalin rrugës.
“Sipas Kodit Zgjedhor, një parti e re mund të garojë në zgjedhje pa pasur 5 mijë firma nëse ka një mandat deputeti, ne kemi dy mandate”, tregon deputeti.
“Ne jemi regjistruar në fund të janarit, ndërsa mbrëmë në dark KQZ nxjerr një projekt vendim i cili parashikon zhvendosjen e datës së gjashtëmujorit të fundit, mandati im skadon më 18 qershor, ose 1 shtator, ndërsa sipas këtij projekt-vendimi mandati ynë mbaron në prill kur deklarojmë listat”, tha ai.
Sipas Blushit ky është kjo është “një shpikje” për t’i penalizuar ata, dhe kjo pasi kundërshtarët e tij kanë frikë nga votat që do i marrin.
“Ne kemi kërkuar anulimin e këtij vendimi, megjithatë ne do mbledhim firma, aq sa duhet, mund t’i mbledhim brenda një jave”, përfundon ai.



