Moody’s, Tabaku: Raporti ngre shqetësime sa i përket borxhit të shtetit

Moody’s, Tabaku: Raporti ngre shqetësime sa i përket borxhit të shtetit

Për raportin e agjencisë që vlerëson aftësitë financiare të shteteve, Moody’s, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë dërguar mediave, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se raporti ngre shqetësime sa i përket borxhit të shtetit.

Deputetja demokrate shprehet se ekonomia shqiptare po mbijeton falë dy investimeve që nisën në kohëne e qeverisjes së demokratëve, që janë TAP dhe hidrocentrali i Devollit.

Sipas Tabakut ata që marrin vesh nga ekonomia, kuptojnë që ia nuk ka asgjë për t’u mburrur dhe shumë për t’u shqetësuar, sidomos për nivelin e borxhit të vendit dhe mungesës së aftësisë konkurruese të tij.

Tabaku thekson se në raport thuhet se Shqipëria ka nevoja të mëdha për hua të reja dhe thekson se financimi i qeverisë varet nga paratë e marra hua nga sektori bankar vendas, i cili është i rënduar nga shumë kreditë të këqija, të cilat muajin e fundit janë rritur me 18 mld lekë.

Raporti thekson se niveli i konkurrencës së vendit mbetet i ulët. Në veçanti korrupsioni, qasja në financime dhe rregullat tatimore mbeten dobësi të rëndësishme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy