Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kritikon deklaratat e aleatit të tij dhe eksponentëve të tjerë të PS, se kjo e fundit mund të hyjë e vetme në zgjedhje.
"Pluralizmi ka ardhur që në vitin 1990", ironizoi sot Meta, duke thënë se qëndrimet kategorike shkaktojnë pasoja katastrofike për Shqipërinë.



