Balla: Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor

Balla: Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se veprimet e ndërmarra nga Basha, djegia e mandateve dhe dhuna që shoqëron protestën e opozitës, kanë krijuar një precedent të rrezikshëm.

“Ndërkombëtarët janë kundër dhunës. Ata kanë qëlluar sot me bidona me benzinë  të mbushura në selinë e PD. Me këto dhe me djegien e mandateve, Basha ka bërë një precedent të rrezikshëm. Pushteti fitohet vetëm me votë”, tha Balla.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla shtoi më tej se maxhoranca e kishte parashikuar që në korrik të vitit 2016 atë çfarë po ndodh sot me opozitën dhe  se kjo që po ndodh është për efekt të krijimit të SPAK dhe BKH-së.

Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi. Ne e kishim thënë prej ditës së parë, e kishim parashikuar që në korrik 2016 që sa më shumë do afrohet dita e SPAK e BKH ata që përmenda më lart dhe që sot janë me një grup huliganësh nuk do të ishin. Nuk është e rastësishme mungesa e tyre sot. Por ne jemi këtu sot për t’i qëndruar besnik votës së popullit shqiptar. Shqiptarët në shumicë na votuan në qershor 2017 sepse e dinë mirë shqiptarët kujt t’ia besojnë votën. Ne jemi të vetmit që mund të çojmë para reformën në drejtësi. Me këto dy vendime përmbyllim një etapë të rëndësishëm të reformës në drejtësi”, tha Balla.

Ai theksoi se zgjedhjet që pritet të zhvillohen me 30 qershor do të mbahen. “Siç e kemi dhënë një leksion në zgjedhjet e 2017", tha Balla "do t'i japim edhe me 30 qershor dhe kush thotë se nuk do të bëhen zgjedhjet me 30 qershor e ka gabim. Ne jemi këtu për të plotësuar këtë mandat të rëndësishëm”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy