Berisha: Rama i dha zyrtarit të FBI të arrestuar, 225 mijë dollarë nëpërmjet Agron Nezës

Berisha: Rama i dha zyrtarit të FBI të arrestuar, 225 mijë dollarë nëpërmjet Agron Nezës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat ditën e sotme deklaroi se Charles McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI, u arrestua ditën e shtunë, në aeroportin JFK, në Nju Jork, teksa kthehej nga një udhëtim në Europë ka lidhje me Kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se pak muaj më parë, kam denoncuar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.

Sipas tij, Charles McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI, për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët.

Por, FBI, gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundërinteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut, kishte lidhje të sëmura ruse. Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka.

Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza.

Disa muaj më parë, juria e madhe, e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar:

Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama.

Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri.

Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë.

Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët.

Në vijim Berisha tha se një juri e SHBA, vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij.

Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas medieve.

Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama.

Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin në Pekin?

Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht. Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare.

Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë.

Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa.

Berisha shtoi se Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.

Në vijim nënvizoi se dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën.

Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal. Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike.

Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi. Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë.

Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon:

Jam krenar me miqësinë që kam me të! Pra, Rama tha se nuk ka asnjë lidhje, por 225 mijë dollarë ia dorëzoi përmes Agron Nezës.

E vërteta është se McGonigal u thirr këtu pikërisht nga Rama për interesat ruse që ai përfaqësonte fshehtas dhe për të cilat u arrestua. Në të gjitha materialet, edhe ato direkt të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona, në afërn McGonigal janë jo vetëm këta, por me emra është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Agron Neza quhet personi A, Dorian Duçka quhet personi B. Por identifikohen fare lehtë në mediat e tjera.

Kurse Rama nuk është as A, as B, por siç është, Edi Rama i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm.

Në historinë e FBI, ky është zyrtari më i lartë që ky institucion i vë hekurat. Për të gjitha këto, PD denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës.

Për të gjitha këtu, rikujton shqiptarëve se nuk janë të rastit qëndrimet e Edi Ramës si agjent influent rus ndaj qëndrimit të Beogrdit për sanksionet ruse.

Agjentët influentë kanë vetëm këto detyra. Të përdorin influencën e tyre në favor të shtetit që i shërbejnë.

Kreu i PD tha se “SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij”, duke shtuar se do të kërkohet të ngrihet një komision hetimor parlamentar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy