Sejamini: 85% e bizneseve në Shqipëri jetojnë me paranë publike, nuk prodhojnë asgjë, qeveria i shërben propozimeve që vijnë nga bizneset

Sejamini: 85% e bizneseve në Shqipëri jetojnë me paranë publike, nuk prodhojnë asgjë, qeveria i shërben propozimeve që vijnë nga bizneset

Analisti Neritan Sejamini në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, në MCN tv, bëri të ditur faktin se qeveria Rama i shërben bizneseve, përkatësisht propozimeve që vijnë nga to, teksa nuk ka politika publike fare.

Sipas tij, 85% e bizneseve në Shqipëri jetojnë me paranë publike, nuk prodhojnë asgjë.

Pyetja është se nuk ka gazetar në burg, nuk ka opozitë në burg, nuk ka polic në rrugë, ky autoritar po qeveris pa i mbajtur ato, sepse ka korruptuar elitën e biznesit, mediat dhe të politikës, dhe ky qeveris me këtë grup të vogël, sepse e ka monopolin e pushtetit, dhe nuk lejon të ndodh asnjë lloj ndryshimi.

Por meqë po flasim për oligarkët, ka vite në Shqipëri, që janë dy dukuri të jashtëzakonshme, nuk ka projekte, pa ofertë të kërkuar, par politikat publike nuk ka më në këtë vend.

Qeveria i shërben propozimeve që vinë nga biznesi. Po ta marrësh listën nga bizneset, 85% e tyre jetojnë më paranë publike, po tu heqësh ato, nuk ekzistojnë më, sepse ato nuk prodhojnë asgjë, nuk jetojnë pa paranë publike.

Më këtë e mbajnë pushtetin, prandaj problemi i inceneratorëve nuk publikohet në media, sepse po ti hyj një media serioze këtyre çështjeve, e ngrit Shqipërinë në këmbë. Ndryshim dhe luftë kundër këtij oktapodi grabitqar është ajo që ka nevojë PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy