Kryetari i grupit parlammetar të LSI, Petrit Vasili, ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Lushnje, ku ka ngritur shqetësimin se bujqësia po përballet me shqetësime të tregut.
Për të zgjidhur problematikën, Vasili propozon një takim mes Ministrive të Financave, Bujqësisë dhe Ekonomisë.
Po ashtu Vasili propozon ngritjen e zyrave të monitorimit te eksporteve bujqësore dhe marrjen e masave që ndikojnë në rritjen e çmimit të produkteve bujqësore.
Për më tepër, kryetari i grupit parlamentar të LSI kërkon që të vlerësohet pagesa e TVSH direkt fermerëve, pagesa cash deri ne 100 mijë lekë dhe ngritjen e bursës së produkteve bujqësore.



