Opozita bllokon edhe sot komisionet parlamentare/ Mazhoranca nis mbledhjet Online (VIDEO)

Opozita bllokon edhe sot komisionet parlamentare/ Mazhoranca nis mbledhjet Online (VIDEO)

Në rendin e ditës janë parashikuar sot pesë komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Ashtu siç është paralajmëruar, opozita ka vendosur që të mos lejojë mbajtjen e tyre derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre: mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës kanë vendosur që mbledhjet t’i zhvendosin online, teksa mbledhja e parë nisi me komisionin e parë, atë të Ekonomisë.

Që në fillim të saj kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, tha se disa deputetë të PD, sipas sit, shprehen habinë që mbledhjet do të zhvillohen online.

Disa deputetë të PD bënin si të habitur se pse po zhvillojmë mbledhje online, ndërkohë që ishin prezentë kur u bllokua dera. Duam që të bëjmë mbledhje normale, por me sjellje të tilla nuk bëhen. 

Çfarë bëtë ku ju u bllokua dera e komisionit? Donit mbledhje apo të pengonit punimet? 

Ne do vijojmë rrugën tonë. Do bllokoni derën apo do vijojmë mbledhje normale? Jeni gati që ti lini non-gratat, mos t'iu marrin peng?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy