
Gazetari Neritan Sejamini thotë se afera e inceneratorëve nxori në pah mënyrën sesi funksionon administrata. Sejamini tha se në vend që t’i bindet ligjit, administrata i bindet ministrit.
Ka një këndvështrim që ne nuk e flasim. Unë do ta filloja nga peshku i vogël. Një grua i çon një letër qeverisë dhe brenda 24 orësh bëhen procedurat. Në këtë janë përfshirë qindra punonjës të administratës publike. Nuk marr vesh nga hetimi, por po të isha unë, do të filloja nga ai pari, personi që ka shpallur emergjencën mjedisore.
Të gjitha procedurat janë bërë në shkelje me ligjin. Ne kemi një administratë që në vend që ti bindet ligjit, i bindet ministrit. Të gjithë bëjnë letrat. Kush janë ata që kanë firmosur? Çfarë po heton SPAK-u? Sa nga këta janë arrestuar? Po u hetuan këta, peshku i vogël nxjerr peshkun e madh.



