Për të dytën ditë radhazi, qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë kundër draftit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, i cili parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Lushnjës.
Protestuesit shprehen se një vendim i tillë do të vështirësonte aksesin në shërbimet publike, do të rriste distancat për qytetarët dhe do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.
Sipas tyre, Divjaka ka potencial të mjaftueshëm ekonomik për të vijuar si njësi vendore më vete, falë zhvillimit të bujqësisë, turizmit dhe sektorëve të tjerë lokalë.



