
Po zhvillohen sot në Kukës zgjedhjet e pjesshme lokale për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.
Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, në 74 Qendra Votimi, në të gjithë qarkun e Kukësit. Kujtojmë që Presidenti Begaj shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit.
Ish-kryebashkiaku u përfshi në një skandal të publikuar pak javë pas rikonfirmimit në zgjedhjet e 14 majit. Në një video të publikuar Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma.K, brenda zyrës së tij. Ata u arrestuan pas publikimit të një tjetër videoje ku flitej për një tender, të dyshuar si korruptiv, në lidhje me qentë endacakë.



