Kryenegociatori Zef Mazi tha nga mbledhja e Këshillit të Integrimit se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet që të realizohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE në qershor.
Por, përfaqësuesja e opozitës, Rudina Hajdari tha se dosja e përgjimeve italiane ku përmenden zyrtarë shqiptarë mund të shtojë skepticizmin e vendeve anëtare.



