
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar opozitën se goditjen do ta marrin pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Nga Vora, ku pati takimin elektoral, Rama ironizoi edhe datën e re të zgjedhjeve të dekretuar nga presidenti Meta.
Ndërkohë kryeopozitari Basha thotë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën, pa u ndëshkuar krimi zgjedhor.



