Presidentja sllovene sot vizitë në Shqipëri, seancë e posaçme në Kuvend

Presidentja sllovene sot vizitë në Shqipëri, seancë e posaçme në Kuvend

Presidenti Bajram Begaj pret sot homologen sllovene Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Ndërkohë, në orën 14:00 Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme në nder të presidentes sllovene, e cila do të mbajë edhe një fjalim.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy