Deputetja e partisë Demokratike, Sorina Koti në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live e ka cilësuar sulmin e Gert Shehut ndaj Sali Berishës gjatë protestës së opozitës në 6 dhjetor, si një akt të mirëorganiauar. Ajo tha se duhet të mbrohet dinjiteti dhe liria e çdo individi që do të protestojë.
E shoh si një akt të organizuar sepse një i çmendur nuk mund të vërtitet në oborrin e partisë dhe ta mirë mendonte lëvizjen e Berishës. Një i çmendur e kryhen në moment aktin dhe jo me skenar. Kam qenë shumë pranë Berishës atë ditë dhe nuk po kuptonim çfarë ndodhi, por punë sekondash ishte dhe gjithçka u sqarua. Në radhë të parë duhet të mbrohet dinjiteti, liria e çdo individi që do të protestojë. Nuk mund të cenohesh në këtë formë për pakënaqësitë që do të protestosh. Kishte një domethënie prezenca jonë atje në protestë.



