Apeli i dha vulën Berishës, simpatizantët nisen nga rrethet. Basha mbledh strukturat

Apeli i dha vulën Berishës, simpatizantët nisen nga rrethet. Basha mbledh strukturat

Pasi Gjykata e Apelit Tiranë i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, në selinë blu janë mbledhur deputetët demokratë.

Gazetari Mariglen Kume raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se në seli spikasin pankarta me anë të së cilave kërkohet lirimi i kreut të Rithemelimit, Sali Berisha.

Drupal Ad

Janë nisur simpatizantë nga rrethet për të ardhur ditën e sotme në orën 19.00 në “Rrugën e Shpresës” ku Berisha mban fjalën e tij.

Në godinën e Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbledhur deputetët në një takim informal pa pasur një deklaratë, më pas do të shkojnë në "Rrugën e Shpresës".

Një mesazh ka ardhur nga Sali Berisha pas vendimit nga Gjykata e Apelit, i cili në ato që shkruante thoshte se nuk është histori e zotit Berisha, por histori e demokracisë që fituan qëndrestarët të cilët iu bashkuan betejës së tij që në momentin që iu bashkuan.

Ndërkohë Lulzim Basha në orën 17.00 do të mbledhë strukturat e grupimit që ai drejton për të marrë një vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy