Rama me ministrin e Jashtëm arab: Do të mbledhim sa më parë Komitetin e përbashkët ekonomik (VIDEO)

Rama me ministrin e Jashtëm arab: Do të mbledhim sa më parë Komitetin e përbashkët ekonomik (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud.

Rama në fjalën e tij, ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin e ministrit në vendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve. Duke mbajtur kështu gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin.

Sipas tij, pandemia ishte shkaku që u paralizuan shumë shkëmbime, por kjo vizitë është shenjë se “dëshira e miqve sauditë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe”.

“Ramë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, pikërisht për të adresuar prioritet në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Nga ana tjetër ndamë edhe disa ide, sikundër dhe disa informacione në të cilat dëgjuam edhe për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbër të të gjithë lindjes së mesme dhe për një kontribut dhe në shkallë globale përmes projektit të mbjelljes së 50 miliard pemëve. Ne do të ishim shumë të lumtur nëse do të ishim pjesë e kësaj nisme, pavarësisht numrit të pemëve dhe në funksion të një axhende të përbashkët të të gjithë aleancës së vendeve për të përballuar sfidën e ngrohjes globale.

Në konferencë nuk ka munguar as ftesa për princin e kurorës.

Rama ka rikujtuar faktin se Arabia Saudite e ka njohur Kosovën dhe ka qenë një mbështetje mjaft me peshë”.

“Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset e kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, numri i turistëve sauditë në Shqipëri ka pësuar një rritje të ndjeshme falë vendosjes së linjave direkte mes vendeve dhe nxitjes që vetë qeveria saudite i ka bërë kësaj marrëdhënie.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud u tregua besimplotë se Shqipëria dhe Arabia Saudite do të bashkëpunojnë në shumë fusha.

“Ka shumë gjëra që mund të bëjë Arabia Saudite në Shqipëri, dhe do të shikojmë sesi do t’i eksplorojmë këto mundësi në të ardhmen”, tha ministri gjatë konferencës.

Ai shprehu mbështetjen për anëtarësinë e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy