Basha reagon për kandidaturën e Metës: Njeriut që i ngriti dosje konspiracioni Rama e bën President

Basha reagon për kandidaturën e Metës: Njeriut që i ngriti dosje konspiracioni Rama e bën President

Pas lajmit për kandidaturën e Ilir Metës për presidentin e ri, ka ardhur edhe reagimi i parë i kreut të PD-së Lulzim Basha.

Nga çadra e protestës, kreu i opozitës deklaroi se Edi Rama njeriun që e akuzoi dhe tentoi ta fuste në burg, sot e bën President të rilindjes së falimentuar siç tha ai.

"Për hir të pazarit politik, që këta kanë bërë tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve si pjesë e komplotit ekonomik kundër xhepave dhe mirëqenies së shqiptarëve që vidhen ditë për ditë, si pjesë e komplotit kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, ky pazar politik i cili tash 4 vite ka vetëm një qëllim të pasurojë dhe të mbrojë klikën e korruptuar në pushtet, sot Edi Rama bëri atë që u mundua ta shmangte për 4 vjet, u përhoq ta fuste në burg rivalin politik, për të cilin ngriti anë e mbanë Evropës dosje konspiracioni me komplote vrasje, u detyrua ta shpallë President të rilindjes së falimentuar dhe të korruptuar", deklaroi Basha.

Siaps Bashë, kjo është një ditë e dëshpëruar për Edi Ramën, pasi rruga e tij e lidhur me mijëra fije me krimin e organizuar prodhoi papunësi dhe mjerim për shqiptarët.

Ndërsa tha se kryeministri Edi Rama preku fundin e tij politik në takimin elektoral të Kavajës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy