Humbja e zgjedhjeve, Imami: Berisha ka detyrë morale të shprehet qartë dhe prerë

Humbja e zgjedhjeve, Imami: Berisha ka detyrë morale të shprehet qartë dhe prerë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami tha se ish-kreu I PS, Sali Berisha ka detyrim të shprehet qartë dhe prerë lidhur me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Imami shtoi se secili anëtar i partisë në bazë të përgjegjësisë që ka në PD duhet të mbajë edhe përgjegjësi.

Unë mendoj se Sali Berisha e ka detyrë morale ndaj partisë dhe detyrë institucionale që të shprehet në mënyrë të qartë dhe prerë. Këtë gjë nuk e ka bërë deri tani dhe duhet ta bëjë. Unë kam detyrë të them që ai si çdo anëtarë duhet të flasë. Unë flas në raport me peshën dhe përgjegjësitë që kam pasur në jetën politike të këtij vendi. Sa më e madhe përgjegjësia brenda PD aq më e madhe është përgjegjësia për një qëndrim të hapur për këtë çështje. Nuk është çështje për të mbështetur Imamin apo Berishën. Do të respektohet trashëgimia e Berishës në këtë pikë apo jo? Ne do të vijojmë me apo pa Berishën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy