Pjetri: PD ka arritur në ekstrem, përjashtohet kush flet (VIDEO)

Pjetri: PD ka arritur në ekstrem, përjashtohet kush flet (VIDEO)

Ish-kandidati për deputet në Partinë Demokratike Ndrec Pjetri, thotë se në partinë ku ai bën pjesë mungojnë rregullat e lojës dhe mënyra e bashkëpunimit dhe garimit.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se tani PD ka arritur në ekstrem, ku ai që flet, përjashtohet.

 

E vetmja rrugë që ne shohim, është se nuk ka rëndësi kontributi. Jo që nuk ka rregulla por këtu merren nga rruga dhe bëhen deputetë, drejtues etj. Tani madje kemi arritur në ekstrem që po fole ndryshe përjashtohesh. 

 

Kjo vala e përjashtimeve nisi me Salianjin dhe vazhdon deri tani. Kur nuk di të bësh mirë, do bësh keq. Sot doktori është shumë herë më i dobët se në 2021, se kemi dy palë humbje më të thella se më parë. Sot nuk pyet për asnjë, përjashton kë të mundet dhe si të mundet. 

Ata që humbin nga përjashtimet janë shqiptarët, ndërsa Edi Rama vazhdon të qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy