Bardhi: Interesat personale të Berishës po mbajnë të përçarë PD-në

Bardhi: Interesat personale të Berishës po mbajnë të përçarë PD-në

Deputeti Gazmend Bardhi thotë se arsyeja e përçarjes së PD mbeten interesat personale të Sali Berishës. Në studion e MCN TV, Bardhi tha se PD nuk mund të mbetet peng e asnjë emri.

Për fat të keq, kjo situatë e krijuar në PD vijon prej më shumë se një viti. Që nga data 9 shtator kur zoti Berisha nuk u regjistrua si anëtar i grupit parlamentar të PD. Ai vendim dhe fakti që zoti Berisha ishte sanksionuar si person non grata ka ndarë PD në dy qëndrime. Për mua interesat personale nuk mund të prevalojnë mbi interesat e PD. Këto të fundit lidhen me ruajtjen e partneritetit me SHBA. Përballë kemi një kundërshtar që e ka shndërruar Shqipërinë në një regjim autoritar jodemokratik. Në luftë me regjimin e Edi Ramës ne kemi nevojë jo vetëm të jemi bashkë, por të kemi në krah edhe partnerët. Ruajtja e këtij parimi për mua ka rëndësi jetike. Çdo gjë që do të kem në dorë do ta vendos në funksion të këtij qëllimi. Nëse secili prej nesh kapërcen interesin e tij personal, zgjidhjet janë aty. PD është parti e madhe dhe nuk mund të jetë peng i asnjë emri. Demokratët kanë nevojë që PD të fuqizohet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy