Rama- Bashës: Zgjedhjet as ndalen e as shtyhen!

Rama- Bashës: Zgjedhjet as ndalen e as shtyhen!

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur aktit të sotëm të opozitës e cila nënshkroi një pakt mes partive opozitare për moshyrjen në zgjedhje dhe nevojën e krijimit të një qeverie tranzitore e cila do ta çojë vendin drejt bërjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në kundërpërgjigje, Rama shkruan në rrjetin social se zgjedhjet nuk do të ndalen e as nuk do të shtyhen. Madje kryeministri paralajmëron se “Shqipëria s’mund të merret peng”, një shenjë tjetër se mes maxhorancës e opozitës nuk pritet të ketë dialog.

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng.Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki” shkroi Rama në Twiter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy