Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij në Samitin e Open Balkan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ftoi që edhe Bashkimin Evropian të jetë pjesë.
Sipas Varhelyi, ky samit është dëshmi që BE-ja duhet të përshpejtojë aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
E marr këtë ftesë si një ftesë që BE të jetë pjesë e këtij procesi, sepse mendoj se kjo iniciativë nuk është vetëm e mirë dhe se të gjithë e mbështesin, por është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE.
Nëse e kryejmë do të duhet të përshpejtojmë integrimin real.
Kur flasim për aderimin në BE, më shumë flasim për procese, por të jem i sinqertë, dhe pse s’duhet ta them këtë, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, sepse vlerësoj se pyetja kyçe e tyre është: kur do të jetojmë siç jetojmë në Evropë? Kur do ti kemi mundësitë e njëjta ekonomike? Ky është integrimi i vërtetë.



