
Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vask është shprehur nga Korça se politikanët shqiptarë duhet që ta zgjidhin vetë krizën politike. Deklarata e Vask është në të njëjtën linjë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Greminger, i cili në përgjigje të presidentit Meta tha se kriza duhet të zgjidhet nga politika e brendshme.



