Koço Kokëdhima është takuar mesditën e së shtunës me kryeopozitarin Lulzim Basha ku sipas Kokëdhimes është biseduar për zgjidhjen e krizës politike përmes dialogut politik dhe për reformën zgjedhore. Ndërkohë Kokëdhima tha se konflikti i tij me opozitën aktuale që i hoqën mandatin e deputetit ka kaluar dhe tani për të është e rëndësishme të diskutohet për qytetarët.



