Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, reagon ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke dënuar një akt të tillë.
Ministrja thotë se Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Ky sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel kartën e të drejtave të njeriut të OKB-së”, shprehet Xhaçka.
Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, duke sulmuar qytetet kryesore të vendit.
Sulmet ushtarake të koordinuara po ndodhin në disa qytete strategjike si Kharvik, Odesa por edhe në kryeqytetin Kiev.



