"Rama, dhjetë hapa para!"/ Fevziu: Nuk ndërtohet e ardhmja me njerëz që fillojnë karrierën me adhurim

"Rama, dhjetë hapa para!"/ Fevziu: Nuk ndërtohet e ardhmja me njerëz që fillojnë karrierën me adhurim

Blendi Fevizu i ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi deklaratat e të rinjve të PS, që u pyetën në një emision se çfarë të mete ka Edi Rama.

Njëra nga të rejat, Ilva Gjuzi, e diplomuar në Kembrixh, deklaroi se Rama është "dhjetë hapa para të tjerëve", pra populli nuk e ndjek dot. Ndërsa Helena Kaçi tha se Rama mendon shumë për vendin, por pak për veten.

Fevziu duke mos e besuar videon me pretendimin se gjithçka wshtw e montuar, e krahasoi këtë nivel servilizmi me byronë e diktaturës.

Duhet të jetë e montuar, nuk ka mundësi të jetë e vërtetë. Nuk e besoj. Nuk ka mundësi! Kur Enver Hoxha mbushi 50 vjeç, byroja merr vendim pa lejen e shokut Enver, që shoku Enver të punojë vetëm dy orë në ditë që të shplodhet dhe të bëjë tre muaj pushim. Tani, dëgjo, nuk e besoj dot. Nuk mund të flasë një njeri kështu.

Më kanë pyetur pse mbeten të njëjtët njerëz dhe nuk ka të rinj. Ju jeni dëshmitarë, që në Shqipërinë post komuniste, njerëz të edukuar në komunizëm, kur u hap dhe tentuan të ndërtojnë sistem demokratik, këta njerëz nuk patën as kult të kryetarit, flisnin, përplaseshin. Sot, të gjithë të rinjtë marrin formën e kryetarit, vishen si kryetari, flasin si kryetari, bëjnë gjeste si kryetari.

Si mund të ndërtohet e ardhmja me njerëz që krijojnë mite dhe besojnë në mite? Njerëz që fillojnë dhe nisin karrierën me adhurim. Çdo i ri duhet të jetë mosbesues. Ecin qorrazi drejt një karriere politike. E tmerrshme, e paimagjinueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy