Shqipëria dhe Kroacia letër NATO-s: Të ndalen kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Shqipëria dhe Kroacia letër NATO-s: Të ndalen kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krstičević, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministri i Kroacisë, i kanë dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në letrën e tyre, zonja Kodheli dhe zoti Krstičević, dënojnë retorikën nacionaliste nga politikanë serbë dhe veprimet konkrete në kufi, për të cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe destabilizuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, ndër të tjera, dy ministrat kërkojnë nga sekretari Stoltenberg të rishikohet Plani Operacional i misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje, si dhe mbështesin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). 

Ministrat Kodheli dhe Krstičević e mbyllin letrën duke shprehur angazhimin e tyre për të siguruar se përpjekjet kombëtare dhe kolektive do të jenë të vazhdueshme dhe të fokusuara për të promovuar paqe, nxitur dialog dhe përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy