Raportuesja për Kosovën në PE: E papranueshme që Kurti votoi në Tiranë

Raportuesja për Kosovën në PE: E papranueshme që Kurti votoi në Tiranë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, paraditen e sotme në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Von Cramon e ka cilësuar si të papranueshëm veprimin e Kurtit.

Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiç, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, ka shkruar ajo në Twitter.

 Kryeministri i Kosovës votoi sot në një nga QV e Tiranës, në cilësinë e shtetasit shqiptar. Pas kthimit në Prishtinë, ai deklaroi se përmbushi detyrën e tij si qytetar.

U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy