Koalicionet zgjedhore dhe sistemi zgjedhor për Parlamentaret e ardhmshme në 2017 në Shqipëri po marrin gjithnjë e më tepër vëmendjen e krahëve politikë.
Në këtë pikë është ndalur edhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.
Duke folur në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" Ministri Çuçi u ndal tek propozimi për lista të hapura. Sipas tij, vendi nuk është i përgatitur për lista të hapura për zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa lidhur me sistemin zgjedhor, Çuçi tha se sistemi duhet riparë. Sipas tij për Shqipërinë sistemi më i mirë zgjedhor duhet të jetë ai i Greqisë, propocional kombëtar me bonus apo me prim.
Por nga ana tjetër ai shtoi se ndryshimi i sistemit është një proces tërësisht
politik
"Për listat e hapura ka qëndrime personale. Unë mendoj që Shqipëria nuk është e përgatitur për lista të hapura. Por mund të ketë diskutime për ndryshim sistemi. Unë personalisht mendoj se sistemi duhet riparë, të shkojmë drejt një sistemi më kombëtar, propocional kombëtar me bonus apo me prim sikur quhet, sikur e kanë edhe fqinjët tanë. Kështu që ne nuk mund të marrim asnjë iniciativë derisa nuk ka një konsensus të gjithë pranuar për këtë çështje " theksoi Ministri Çuçi.



