Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, thotë se është solidar me familjarët e viktimave të Gërdecit, por nuk ka pasur asnjë përgjegjësi në kohën kur ndodhi ngjarja. Ai tha se demontimi i armëve mbikëqyrej nga ekipe të specializuara, të cilat kanë hedhur dritë me dëshmitë e tyre mbi ngjarjen aksidentale të marsit 2008, kur në repartin e demontimit të Gërdec humbën jetën 26 persona.
Çdo ditë kam qenë në kontakt me drejtuesit e këtyre ekipeve për të parë progresin që është bërë. Kualiteti i tyre është shumë herë më i lartë se dëshmitë që vijnë. Familjarët kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë çdo gjë. Humbja e fëmijës apo të afërmit nuk mund të kompensohet.
Hetimet kanë treguar se Fatmir Mediu nuk ka pasur lidhje.
Të gjitha këto nuk kanë lidhje me ministrin e Mbrojtjes. Nuk ka asnjë provë që Mediu ka qenë në Gërdec apo ka pasur lidhje. Kam respektuar ligjet, nuk kam pasur interes privat. Jam krenar për punën që kam bërë.
Ne kemi pasur municion për shitje dhe për demontim. Në demontim u ofrua një kompani, janë mbi 100 milionë dollarë nga donatorë. Nuk kemi bërë as më shumë dhe as më pak vetëm kemi kërkuar të shmangim rrezikun për qytetarët, kemi garantuar sigurinë dhe kemi plotësuar detyrimet për anëtarësimin në NATO.
Nëse duam të vërtetën duhen thirrur të gjithë dëshmitarët.
Unë kam qenë solidar me atë që ndodhi. Nuk kam parë interes politik kur kam dhënë dorëheqjen. Nuk e ka bërë kush tjetër nga Ministria e Mbrojtjes, qoftë edhe ushtarak.
Është e qartë se Fatmir Mediu i ka vlerësuar mendimet që kanë ardhur nga specialistët e fushës. Për më tepër kemi deklarime që nëse ministri nuk ka qenë në Gërdec, shefi i shtabit ka qenë atje dhe ka thënë që gjithçka ishte perfekte. Ministri i Mbrojtjes është civil dhe nuk është kot i tillë.



