
Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, mbetet i vendosur për të ndjekur në rrugë ligjore procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Këtë të enjte Ndocaj ka bërë kallëzim penal në prokurori ndaj anëtarëve të KZAZ-ve 12 dhe 13 të Bashkisë Lezhë, anëtarëve të Komisioneve të Votimit dhe Numërimit në KZAZ-të 12 dhe 13 të Bashkisë Lezhë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, si dhe ndaj kandidatit për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Ndërkohë një ditë më parë Gjykata e Lezhës vërtetoi mandatin për Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, ndërsa betimi i tij pritet të bëhet në datën 14 gusht.



