Vdekja e 32-vjeçarit/ Rama: Duan ta lidhin me rastin e Klodian Rashës për të nxjerrë njerëzit në protesta

Vdekja e 32-vjeçarit/ Rama: Duan ta lidhin me rastin e Klodian Rashës për të nxjerrë njerëzit në protesta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sor për herë të parë për rastin e të riut Lear Kurti, i cili dje ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat.

Nga Shirgjani i Elbasanit, ku po zhvillon një takim me fermerë dhe blegtorë të zonës, kreu i qeverisë u shpreh policia është sjellë në mënyrën më korrekte dhe ka pezulluar tre efektivët e patrullës ndërkohë që bëhen hetimet.

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se këtë ngjarje duan ta lidhin rastin e Klodian Rashës për të nxjerrë njerëzit në protesta.

Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri, në mënyrën më korrekte më serioze më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar agjencia përkatëse, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsia raporti i mjekësisë ligjore e me radhë. Por çfarë lloj qeniesh janë këta që ju dalin njerëzve si gogol në ekranet e televizorëve ku ju e shikoni megjithëse flasin për një regjim që kontrollon gjithçka, ne s’kontrollojmë asgjë, se ato ekrane janë ekrane në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pronarëve të tyre, e vrau policia, se dua ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në të rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin njerëzit rrugëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy