
Parlamenti emëroi Lleshin si ministër në orët e pasdites me votat e deputetëve socialistë.
Me 77 vota pro, Sandër Lleshi ka marrë zyrtarisht postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa duhet të kryej edhe një procedurë të fundit ligjore, atë të betimit pranë presidentit të Republikës.
Miratimi nga Parlamenti vjen pas dekretimit nga ana e Presidentit të Republikës, Meta, i cili fillimisht i hoqi gradën e gjeneralit të Forcave të Armatosura.
Presidenti Meta dekretoi Lleshin, si Ministër i Brendshëm ditën e premte në limit të afatit kushtetues prej shtatë ditësh.
Gjithashtu Kuvendi po me 77 vota pro, ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2019.
Mazhoranca miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2019 dhe ligjet fiskale që e shoqërojnë atë.
Ashtu si në komisionet parlamentare, opozita nuk mori pjesë në diskutimet për buxhetin.



