Nënkryetari i Nisma-Shqipëria bëhet Pano Soko, thotë se deputetë të caktuar dolën ndër më të votuarit vetëm e vetëm prej lidhjeve që kishin me grupet kriminale.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se zgjedhjet e 11 majit ishin më të këqijat që kemi pasur, pas atyre të vitit 1996.
Këto zgjedhje treguan që opozita shqiptare nëse vazhdon kështu si e ka nisur, nuk do vijë asnjëherë në pushtet.
Anjshtanji ka thënë se kulmi i budallallëkut është të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër.
Misioni i opozitës është që të jetë aty e gatshme për të zëvendësuar qeverinë. Nëse të gjitha pjesët e opozitës nuk reformohen dhe nuk shikojnë të madhen përtej interesit personal, atëherë as populli opozitar nuk do i shohë.
Sali Berisha kishte hallin e vetë dhe Flamur Noka. Te partitë e reja, Agron Shehaj ka hallin e vetë, Arlind Qorri ka hallin e vetë, tha nuk bëhem me këta.
Kur u futën të gjithë për hallin e vetë edhe populli tha që po futem dhe unë për hallin tim. Sa bën një votë? 200 euro.
Po nuk lamë hallin tonë të shohim hallin e madh, Rama do vazhdojë të jetë në psuhtet.
Sa kohë që Berisha nuk del përtej hallit tëe vetë, Rama do vazhdojë të rrijë në pushtet. sa kohë që partitë e reja nuk dalin përtej hallit të një grupi kalamajsh, Edi Rama do vazhdojë të vijë në pushtet.



