
Presidenti i Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij një deklaratë të Franklin Roosvelt, ish-presidentit të SHBA-ve, për të cilin thotë se është shumë aktuale sot në Shqipëri. Meta fton popullin të reagojë pasi kur një person tejkalon nga ana e fuqisë demokracinë atëherë rrezikohet fashizmi. Me këtë deklaratë të Roosvelt Meta thumbon kryeministrin Rama.
Postimi i Ilir Metës:
Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që na fton për reflektim, nga Presidenti i SHBA, Franklin D. Roosvelt, sot në përvjetorin e Tij të lindjes.
"Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat."



