Juristi dhe pedagogu Evarist Beqiri për ndryshimet në qeveri thotë se nuk duhet parë se kush ikën dhe vjen në qeveri, por edhe mënyra se si qeverisë.
Duke folur për “MCN Informacion” ai deklaroi se ndërkombëtarët dhe shqiptarët kërkojnë përmirësim të standardeve të qeverisjes, reforma, zhvillime, transformime.
Sipas tij, drejtësia e re është duke testuar qeverinë.
Për herë të parë po shohim që pushteti i drejtësisë ka forcë sa të shkaktojë tensione të tilla në qeveri. Mazhoranca është duke u testuar përballë veprimeve të drejtësisë së re. Në rastin e largimit
Ndërsa Analisti Klementin Mile, thotë se ndryshimet në qeveri, bëhen për të rivendosur dhe një herë ekuilibrat.
Pushteti i Ramës si lideri i Partisë Socialiste, por edhe si kreu i ekzekutivit qëndron më shumë në garantin e normalitetit dhe rendit në këtë vend, kjo është pika e fortë e Ramës. Me mua ka rend, pa mua ka kaos.
Këtë mesazh e përcjell gjithë kohës, tek baza e vetë dhe më gjerë. Të gjithë ata njerëz që në mënyrë të ndershme dhe të pandershme vazhdojnë të bëjnë punët e tyre në këtë vend, ai do të vazhdojë të përcjellë mesazhin se me mua gjërat do vazhdojnë siç janë.
Ndryshimet në qeveri bëhen për të rivendosur dhe një herë ekuilibrat e lëkundur.



