
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me takimin e 7 mes dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë javën e fundit të nëntorit në Durrës.
Xhaçka në fjalën e saj ka bërë me dije se në prioritet të mbledhjes së dy qeverive do të jetë futja në zbatim e 86 marrëveshjeve të arritura deri më tani në takimet e mëparshme.
Në fokus të veçantë mbledhja mes dy qeverive mes Kosovës dhe Shqipëri. Mbledhja e 7 e përbashkët ku do të bëhet një rikalim i të gjithë marrëveshjeve të lidhura deri më tani. Janë 86 marrëveshje, dhe vullneti për ta çuar para këtë është bërë i ditur dhe nga kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovë. Në fokus të diskutimit ka qenë dhe skanimi i të gjithë marrëveshjeve të lidhura deri më tani. Qëllimi i kësaj është që të çojmë para këtë proces dhe të gjithë marrëveshjet që për arsye objektive ose jo për ti çuar përpara.
Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasrtirliu në fjalën e saj është shprehur se sot se është miratuar akt vendimi për mbrojtjen dhe përkrahjen ndaj grupeve në nevojë. Manastirliu ndër të tjera është shprehur se ato janë të vendosur për të mbrojtur këtë shtrese në çdo aspekt të jetës së tyre.
Sot qeveria ka miratuar një akt të rëndësishëm që lidhet me krijimin një mekanizmi që do të ndihmojë në përditësimin e të gjithë të dhënave që vijnë nga mbrojtjet sociale. Ne jemi të vendosur që të mbrojmë kategoritë e rriskuara nga vështirësitë ekonomike dhe sociale. Siç kemi bërë deri më sot ne jemi të vendosur që të ndihmojmë të gjithë grupet në nevojë. Siç ju e dini vështirësitë që ne kemi kaluar kriza e tërmetit dhe pandemia i kemi ndihmuar këto grupe përmes suportit të mundshëm financiar duke vendosur të gjithë elementët e nevojshëm financiarë që asnjë nga këto grupe të mos jetë i rriskuar. Do të vijojë mbrojtja sociale për mbulimin energjitik për të gjithë personat në nevojë.



