Zhvillimet politike në Kosovë, në kohën kur e tërë vëmendja e popullatës është e koncentruar në gjendjen e pandemisë, Covid-19, duket që ka shkaktuar indinjatë të thellë në mesin e popullatës në vend. Të gjendur pa forcë për të protestuar në një mënyrë tjetër, ata kanë gjetur protestimin përmes daljes në ballkonet e tyre dhe me “armë” në duar, përkatsisht me celësa, lugë e tenxhere, kanë vazhduar të premten edhe natën e dytë të protestës në ballkon, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Revolta e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta kishte synim që sado pak të ndikojë në liderët politikë, pasi tashmë dihet dhe gjendja jo e mire për shkak të pandemisë, Covid-19.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë meëëë natën e dytë të -protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjësia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga grupi i aktivistëve a partiak (Replikë).
Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK’së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.
Protestë e njejtë, sipas organizatorëve, do të mbahet edhe nesër në tërë Kosovën, prej orës 20:00.



