Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u është drejtuar sot me një mesazh të veçantë të gjitha grave shqiptare. Në mesazh ajo, thekson se është e rëndësishme që me 25 prill, gratë të zgjedhin ndryshimin për familjet e tyre.
Kryemadhi përmes një videomesazhi të postuar në rrjete sociale, ka thënë se 25 prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen.
“25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia. Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona. -VOTO 6 -VOTOLSI ”, shkruan Kryemadhi.



