Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, në seancën e sotme publike rishqyrtoi administrativisht denoncimet e organizatës Qendresa Qytetare ndaj Bashkisë Tiranë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, Administratorit të Bibliotekave të Tiranës dhe Zyrës Vendore Arsimore Kukës.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri Celibashi, u shpreh se shpallja e vendimit për denoncimet ndaj Zyrës Vendore Arsimore Kukës dhe Bashkisë Tiranë, Partisë Socialiste të Shqipërisë do të shpallen ditën e martë, në orën 10:00.
Ndërkohë vendosi shtyrjen e seancës për rishqyrtimin e denoncimit tjetër ndaj Bashkisë Tiranë, duke vendosur të thërrasë në dëgjesë Administratorin e Bibliotekave të Tiranës.
Gjithashtu, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancave në këshillat bashkiakë:
Këshilli i bashkisë Gjirokastër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Shkëlqim Dalip Guçe.
Këshilli i bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Diandra Ferit Kraja.
Këshilli i bashkisë Shijak, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Adelina Petrit Elezaj.
Këshilli i bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kostandina Grigor Doko.
Këshilli i bashkisë Lushnjë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Arsid Argjir Prifti.
Këshilli i bashkisë Tropojë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sabrie Rexhe Çelaj.
Këshilli i bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Laureta Kastriot Sinanaj.



