Mbyllja e hetimeve, Meta: Nuk kam pasur njoftim zyrtar, ma komunikoi verbalisht gardiani

Mbyllja e hetimeve, Meta: Nuk kam pasur njoftim zyrtar, ma komunikoi verbalisht gardiani

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagon lidhur me mbylljen e hetimeve ndaj tij dhe thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht nga SPAK.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ai thotë se ka qenë një gardian i burgut ai që i komunikoi mbylljen e hetimeve.

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi. 

U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian. 

Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur. 

Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme: 

Zero fakte penale! Zero prova penale! Zero akte dhe vendime të paligjshme! Zero lekë dëm buxhetit të shtetit! Zero lekë të përfituara në shkelje të ligjit! Zero pasuri të paligjshme!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy